• |
ide | kryesore

Korrupsioni, 6 oficerë policie në pranga

Lajme, Të fundit



6 oficerë policie janë vënë në pranga.

Arrestimet janë bërë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit.

Burimet thanë se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar 6 inspektorë policie në Portin e Durrësit.

Ata akuzohen për korrupsion. Arrestimet janë bërë në sheshin e trageteve.

Njoftimi 

SHÇBA arreston 6 punonjës të Policisë në PKK Durrës për korrupsion pasiv e shpërdorim detyre

Strukturat e Drejtorisë Qendrore të Hetimit të SHÇBA-së finalizuan me sukses operacionin ‘KONTROLLORI’ ku janë arrestuar në kushtet e flagrancës 6 punonjës të policisë, kontrollorë në PKK Durrës:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeç, me detyrë  Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Arrestimi i tyre u bë në funksion të hetimeve penale, në kuadër të procedimit të vitit 2018, kryer nga Drejtoria e Hetimit të SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike’ dhe ‘Shpërdorim detyre’.

Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundërligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve  që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ‘Shengen’.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175  euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës.

Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.



2 Comments

  1. keta punen e kan kryer.tonelatat me drog i kan kaluar tash ju heq kokat kryetrafikanti rama,a nuk bente keshtu edhe enveri pasi i zrdhronte te pushkatojn njerz llojin koqi xoxe,mehmetin,ballukun e ca tjer ne fund i vriste.

  2. Ja dhe nje tjeter rast i fresket e degjenerimit te plote te Policise se shtetit.Genjejne vehten,ata qe akoma mendojne se jo e gjithe policia jone eshte e” kalbur”.Ata u mesuan,qe me lejen e shtetit,te bejne ate qe bene dhe simbas porosise se Kryeministrit,policet,mbasi te lene punen,te heqin kapelet dhe te “bejne detyrat”qe ne cdo rruge dhe me cdo menyre,te bejne votat per rilindjen.Dhe Policet e Policese tone,po vazhdijne te kryejne,detyrat e tyre,tashme te kthyera ne “ves” dhe nuk lene rast pa e cfrytezuar rastin,per te perfituar nga detyra e policit.Ky eshte shteti qe ne nuk deshem kurre ta kishim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *