• |
ide | kryesore

Video/ Derbi i heq Liverpool kryesimin: Premier League nën këmbët e City

Sport, Video



Presioni i fitores së Manchester City një ditë më parë i ka rëndëuar këmbët e Liverpool, që duhet të fitonin derbin me Everton për të rikmarrë kryesimin. Nuk është e lehtë të imponohesh për përplasjen e Merseyside, gjithnjë agonistike si ndeshje. E këtë herë 0-0 me Everton i heq të drejtën e vendit të parë të kuqve, duke i dhënë lidershipin Manchester City me një pikë më shumë.

Skuadra e Jurgen Klopp, nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në “Goodison Park”, edhe pse kishin rastet më të mira për shënim gjatë 90 minutave. Tekniku gjerman është braktisur nga njerëzit e tij më të besuar, e mbi të gjithë Mohamed Salah, që nuk po arrin të jetë deciziv, si në sezonin e kaluar, duke humbur shumë para portës, gjë që po e vështirëson rrugën e Liverpool drejt titullit kampion.

Rreth 30 minuta mundësi edhe për të rikthyerin nga dëmtimi Roberto Firmino, por braziliani nuk arriti të bëjë diferencën: në fund të ndeshjes, Liverpool është në vendin e dytë me 70 pikë, një më pak se Manchester City i Pep Guardiolës. Një hap fals që mund të penalizojë rëndë të Kuqtë, që pasi kryesuan për gjatë gjithë kampionatit, dorëzojnë vendin e parë kur kanë mbetur edhe nëntë ndeshje deri në fund të edicionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *