• |
ide | kryesore

Deputetët e rinj betohen në seancën e nesërme, Kuvendi kërkon garancinë fizike të tyre

Lajme, Të fundit



Kuvendi nesër do të mblidhet në seancë plenare, por njëkohësisht me seancën, opozita do të mbajë dhe një protestë.

Seanca mblidhet në orën 10:00, ndërsa pritet që deputetët e rinj të bëjnë betimin pas marrjes së mandatit sot nga KQZ.

Ndërkohë Kuvendi i ka kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të deputetëve gjatë seancës së nesërme.

Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike të zhvillojë protestë para parlamentit. Sipas dokumentit të firmosur nga Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj, thuhet se tubimi pengon hyrjen në Kuvend të deputetëve dhe vë në rrezik jetën e deputetëve e ministrave. Po kështu sipas policisë, protesta cënon sigurinë kombëtare.

Nga ana tjetër PD akuzon policinë se po shkel Kushtetutën dhe se në asnjë prej protestave të zhvilluara nuk janë dëmtuar policë. PD deklaron se protesta do të zhvillohet edhe pa leje nga policia.



5 Comments

  1. Desaha te shtoj dhe kete ;Keta nuk kane cfare te flasin apo te mbrojne ne parlament pervec isos te qeverise sepse keta nuk mbrojne as nje lloj interesi te elektoratit .Sepse elektorati ka votuar per -partine-dhe jo per keta qe jane ne fund te listes.Partia vendosi djegjen e mandateve .Ate here keta kur te hyne ne parlament shoku -Ruuruci-t’ju jape testen e -PS-se.

  2. Desha te shtoj dhe kete ;Keta nuk kane cfare te flasin apo te mbrojne ne parlament pervec isos te qeverise sepse keta nuk mbrojne as nje lloj interesi te elektoratit .Sepse elektorati ka votuar per -partine-dhe jo per keta qe jane ne fund te listes.Partia vendosi djegjen e mandateve .Ate here keta kur te hyne ne parlament shoku -Ruuruci-t’ju jape testen e -PS-se.

  3. Si mund te jene ata deputete kur realisht nuk perfaqesojne Partine qe i vuri ne lista. Eshte absurdi me i madh “Made in Albanistan”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *