• |
ide | kryesore

Rama: Nuk luajmë bixhoz me mandatet

Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama është shprehur sot në Kuvend se ai dhe qeveria e tij nuk mund të luajnë bixhoz me mandatet e tyre, siç bëri opozita. Sipas Ramës, opozita ka patur pushtet në më shumë institucione gjatë kohës së zgjedhjeve.

Zgjedhjet shton ai, janë miratuar në përfundim të tyre pa asnjë kundërshtim.

Sipas Ramës, lëvizja e tanishme e opozitës nuk ka fare ndikim te PS dhe qeveria.

Morën të gjitha ministritë që kërkuan, Arsimin, Financat me idenë që PS mund t’i përdorte në fushatë. Morën për herë të parë kryetarin e KQZ dhe e dini shumë mirë sa luftëra janë bërë për KQZ. Për herë të parë u zhvilluan zgjedhje ku nuk pati asnjë ankesë dhe kolegji zgjedhor mbeti pa punë. Dihet si shkoi rezultati dhe dihet po ashtu se pas zgjedhje pati një përudhë qetësie ku askush nuk e konstatoi rezultatin, pasi të gjithë komisionerët firmosën të gjitha procesverbalet pa asnjë ankesë. Jemi të gjithë dëshmitarët se çfarë opozitë kemi pasur një grup njerëzish pa ide dhe pa program. Na tërhoqën shpesh në batakun e tyre.

E keni mirë parasysh se e gjitha degradoi në një situatë të pa pranueshme mes palësh dhe sot ne jemi në kushtet kur ata janë larguar dhe një pjesë tjetër e opozitës po zgjedhin të zënë vendin e tyre në parlament. Është e drejta e tyre.  Çfarë do ndodhë me ata që janë jashtë? Është një pyetje qe zgjedhësit e tyre duhet t’u bëjnë. Ne po kryejmë detyrën tonë, pasi ky Parlament është vendi ku na ka sjellë shumica dhe mandati ynë nuk është letër bixhozi. Nuk luajmë me mandatin bixhoz siç luajnë ata dhe pas të cilëve qëndrojnë grupe interesash që janë mundur nga ne për të bëre shtet. Një drejtor i lojërave të fatit i mirënjohur është atje jo si protestues, por edhe si menaxher. Por në fund të ditës është zgjedhja e tyre dhe lëvizja e tyre nuk i bën dot asgjë, zero PS dhe qeverisë”- tha Rama.



5 Comments

  1. Dmth ti nuk mban asnjebpergjegjesi per kete katrahure qe ke bere ne kete vend.
    Ti nuk mban pergjegjesi per kanabizimin, per kriminelet e liruar rrugeve, per vjedhje e 30 milion eurove, per lejet idiote te ndertimit te dhena ne cdo cep te TR, per gjithe ata kriminele, qe i bere deputete e drejtore, per fukrallekun etjetj.
    Ne duhet te te mbajme ne shpine, se vetem nje idiot dhe hajdut si ty, i duken gjerat mire ne kete vend.
    Merr pergjegjesine qe te takon, behu burre, dorezoju drejtesise sa nuk eshte vone.

  2. Ti nuk luam bixhoz me shqiptaret. Por si sulltan ben minnistra burrst e ish grave dhe dhenderit e tu. Prandaj duhesh hequr zvarre sa me pare

  3. Ke futur Man Kukaneshet te bejne pazare. I pame live ne emisione mbreme. Sazan Guri dhe ai zoteria tek chanal 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *