• |
ide | kryesore

Lefter Maliqi sulmon Bashën: Ku di Luli ç’është PD-ja. Ai nuk e mban fjalën

Lajme, Të fundit



Lefter Maliqi është një ndër personazhet e momentit pasi ka marrë shumë vëmendje pas vendimit për të pranuar mandatin e deputetit. Ai do të hyjë në Kuvend si “tradhtar” i PD-së dhe eksponent i “opozitës së re” për PS, por këto interpretime duket se nuk e shqetësojnë Maliqin. Ai ka folur në “Ora News” për prapaskenat që shoqëruan vendimin e tij, duke thënë se ka pasur ndërhyrje për të mos pranuar mandatin e deputetit.

“Ndërhyrje po. E kam marrë vesh që ditën e protestës që do të dorëzonin mandatet. Të nesërmen kur u dha reagimi janë thirrur kandidatët në telefon. Edhe unë jam telefonuar nga eksponentë të PD, miqtë e mi, të cilët po mashtrohen aktualisht. E kalova në heshtje pas anjë përgjigje. Kishte mbi 4 ditë ftesa e KQZ dhe unë vendosa ditën e 6”, tha Maliqi.

Ai gjithashtu deklaroi se në Parlament do të përfaqësojë demokratët, por ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha. Sipas Maliqit, kryeopozitari është një mashtrues që nuk e mban fjalën dhe u bë miliarder sepse e ndihmoi në politikë Sali Berisha.

“Unë tani përfaqësoj PD. Unë jam me të gjithë demokratët që rrinë protestojnë dhe gënjehen nga Luli, me tik taket e Lulit, me shumëzimet e Lulit. Pse them unë jam mirënjohës me Sali Berishën ose për Ilir Metën. Këta thonë po ose jo. Ky nuk mban fjalë. Ky na mbajti 3 muaj në çadër dhe na tregonte parime demokratike. Vuri në listë kandidatët që ishte turpi i PD. Unë kam dalë kundër Lulit. Ku ka lidhje Luli, nga kamarier u bë miliarder nga Sali Berisha. Del ky kundër Jozefina Topallit, ku di ky çfarë është PD. Del kundër Ridvan Bodes, Bregut, Patozit etj. Kush është ky?! Fryma e përjashtimit nuk të sjellë fitore”, tha Maliqi.



13 Comments

  1. Hajde nivel hajde. Jam i sigurte qe populli i Beratit do ndihet shume krenar per perfaqesimit qe z Maliqi du ju bej ne parlament.

    Gjithsesi, ca te verteta i ka thene.

  2. Po ka moral ku te perfaqesoj PD kur ne fushat ka bere thirrje votoni Ps, ata qe ku perfaqeson kane votuar ps , por ja fut kot se ky matufi nuk perfaqeson dot as shpin e tij jo me Pd, vaj medet opozita e re lef – lymi.

  3. Kesaj i thone ma mbaj pak kopilin sa ta shaj ate kurven. Ky person ne 2005 ka qene me LSI, ne 2009-2013 ka qene me PD, tani kaloi tek PS nderkohe qe karrieren e ka filluar si shume deputete te tjere ne polici. Eshte e vertete qe politika eshte prostitute, ama “politikanet” shqiptare jane te perjashtuar nga bordello per imoralitet.

  4. Sapo u zbulua fenomeni me i ri politik. LEFTERIZMI. Vetem se nuk ka shkencetar qe ja del ta shpjegoje. Ah sa e thjeshte ishte bota me pare. E=mxc2, supersimetria, teoria e fijeve, multiverset, mekanika kuantike duken si loje bebesh para kesaj

  5. Me vjen keq se si ky ka qene -produkt-i partise demokratike .Nje person qe mund te perfaqesoje vetem njerzit bythelepires ,servila mund te jete. Turp kur e pashe tek-Tope -cenlli ne emisionin e Alban Dudushit.Por akane moral dhe dinjitet kjo rrace njerzish lyrashe?

  6. Mire e shkruan nje komentues qe na doli dhe nje siptome tjeter tani ne politike.Krahas ,trafikut,kriminalitetit ,hajduterise ,gllaberimit,korrupsionit duhet te luftohet pa meshire dhe fenomeni –LEFTERIZEM-

  7. Kur te ” vije ” ramzadrija ne pushtet ” heren tjeter” do te beje shef komisariati ose ma nalt krietar katunar kuvendaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *