• |
ide | kryesore

Intervista e Ramës në RAI1/ Mashtrimi i madh për 20.000 italianë që jetojnë në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Media italiane për vite të tëra përsërit se 19.000 italianë jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, shkruan OBC (Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa).

Ndërsa sipas Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë janë më pak se 2000 shtetas italianë.

Si shpjegohet një diferencë e tillë e shifrave?

Cili është burimi i tyre? Kush e ka verifikuar ndonjëherë?

Artikulli i parë lidhur me këtë fenomen daton në tetor të vitit 2014 nga “Corriere della Sera”.

Burimi për shifrën e italianëve që jetojnë në Shqipëri ka qenë Erion Veliaj, në kohën që ishte ministër i Mirqënies Sociale dhe Rinisë.

“Në vendin tonë jetojnë dhe punojnë 19.000 italianë”- u shpreh Erion Veliaj asokohe

Shifrat, duke llogaritur sipërmarrësit, përfaqësuesit diplomatik dhe studentët e regjistruar në kurse mjekësore në Universitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, tregojnë rreth 15-16 mijë persona me një kontratë pune.

Krahasimi i të dhënave për prezencën e italianëve në Shqipëri gjatë vitit 2017

Një Italian që të qëndrojë në Shqipëri për një periudhë më të gjatë se 3 muaj duhet të kërkojë leje qëndrimi për arsye pune, studimi ose bashkimi familjar.

Përveç diplomatëve, një italian që kërkon të punojë ose studiojë në Shqipëri duhet të dëshmojë se i përmbush kriteret e vendosura me ligj.

Që 19.000 italianë të jetojnë në Shqipëri, duhet që ata të kenë aplikuar dhe të kenë marrë leje qëndrimi.

Prej raportit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Mirqënies në vitin 2016, rezulton se ka patur 8692 leje qëndrimi të dhëna për shtetas të huaj, nga të cilat 1694 kanë qenë italianë. Në raportin e 1 janarit të vitit 2017 thuhet se ka patur rreth 12,519 shtetas të huaj, që i bie rreth 0.4% e të gjithë popullsisë. Midis tyre 1854 italianë, shumë më pak se ç’shkruhet në gazetat e vendit tonë, shkruan media italiane OBC.

Shifrat zyrtare të shtetasve të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri për vitin 2017

Lajmi i rremë (Fake News)

Nëse nuk duam të vëmë në dyshim informacionin që Ministria e Brendshme shqiptare jep për numrin e qytetarëve italianë me leje qëndrimi në Shqipëri dhe as të besojmë se rreth 17.000 italianë jetojnë pa dokumenta dhe në mënyrë të paligjshme në shtetin fqinj, si alternativë mbetet vetëm një përfundim: Erion Veliaj ka deklaruar një shifër të ekzagjeruar, të cilën gazeta të rëndësishme italiane e kanë publikuar pa e verifikuar.

Qëllimet e Veliajt janë të kuptueshme. Në maj të vitit 2014 ai ishte në Romë për të takuar homologun e tij Poletti. Qëllimi i tij ishte arritja e një negociate për njohjen reciproke të pensioneve. Kjo për shkak se, nëse një shtetas shqiptar lë Italinë para se të ketë mbushur moshën në të cilën duhet të përfitojë pensionin, ai humbet automatikisht të gjithë kontributet që ka dhënë (deri sot një marrëveshje e tillë mes qeverive ende nuk është arritur), shkruan media italiane OBC.

Duke patur parasysh emigrimin e lartë të shqiptarëve, në mënyrë që të arrinte një negociatë të suksesshme dhe për të patur një argument bindës lidhur me përfitimin e ndërsjelltë, Veliaj rriti të dhënat e shtetasve italianë.

Rezistenca e kësaj gënjeshtre në kohë ka të bëjë me një qëllim më të thellë. Lidhet me propagandën e kryeministrit Edi Rama për të krijuar idenë e një Shqipërie të re, të lakmuar dhe dëshiruar, duke u përpjekur të përmisojë ndërkombëtarisht imazhin e Shqipërisë.

©Lapsi.al

 

 



5 Comments

  1. Interesante qe “Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa” nuk e ka nxjerre akoma kete artikullin qe ju paskeni perkthyer!?

    Perpara se te therrisni Fake news, kontrolloni ca me mire.

  2. A mund te shtoni ne artikull inforacionin per pyetjet e meposhtme ju lutem?
    Per sa vite eshte e vlefshme leja e qendrimit qe mer nje shtetas i huaj?
    A duhet ta rinovoj ai cdo vit lejen e qendrimit?

    Duke ditur pergjigjen e keture pyetjeve llogarite behen me te besueshme.

    Sepse, nese leja e qendrimit eshte per 5 vjet, dhe personit nuk i duhet ta rinovoj, numrat jane pak ndryshe nga cfare keni publikuar.I bi qe 1600 dhe 1300 individet e dy viteve te shkuara i duhen shtuar listes se personave qe kane qene prezent nga vitet e kaluara.

    Po disa prej tyre jane larguar nga shqiperia do thoni ju. Dakort jam, po ku e bazoni?

    Nejse, se shkruajta shume, dhe kot qe shkruajta se nuk do ta marr njeri parasysh kete koment.

    Thelbi eshte qe artkulli eshte i manget ne rastin me te mire dhe qellimisht keqinformues ne rastin me te keq.

    Beni ndonje artikull te mire o gazetar se mire na behet te gjitheve.
    Nejse, ka shume faktore kjo pune…

    Ika… Shume shkruajta.

    1. Mirë po bën o Gerti që ke “ikur” e nuk e ke trazuar më shumë këtë gënjeshtrën e trashë, se 20 mijë italianë paskan ardhur të gjejnë parajsën në Shqipëri.
      Pa ju futur fare shifrave ekzakte të pa verifikuara, a mund të ma shpjegosh thjeshtë me llogjikën e arsyetimit, se përse në të njejtën kohë që 20 mijë italianë qënkan lumturuar nga begatia që i ka sjellë Rama Shqipërisë, qindra mijëra shqiptarë kanë ikur të llahtarisur nga kjo qeveri e bile kërkojnë azil politik nëpër Europë ?
      Në sondazhet e bëra, rezulton se mbi 70% e shqiptarëve e kanë mëndjen që të marin arratinë sa më larg Shqipërisë, bile po aq janë edhe policët që kanë aplikuar për lloton amerikane.
      Një dyshim tjetër është i llogjikshëm.
      A mos kontigjenti i mafies italiane të drogës, sheh në Shqipëri vendin më të përshtatshëm për të pastruar paratë e pista ?

  3. Thelbi i ketij shkrimi eshte qe jane apo nuk jane aq italiane sa japin shifren -edvinet dhe lali eret me pune apo banim ketu tek ne,apo jane mashtrimet e radhes te mashtrueseve te pa skrupullt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *