• |
ide | kryesore

Ilda Bejleri dhe deputeti i PD-së i japin fund lidhjes 2-vjeçare

Paparazzi, Slider



Lidhja e moderatores Ilda Bejleri dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, arriti të mbahej shumë e fshehtë prej të dyve. Ata nuk publikuan asnjë foto bashkë dhe nuk pranuan asgjë nëpër intervista, me dëshirën që ta shijonin romancën larg syrit të publikut.

Por informacionet për nisjen dhe përfundimin e saj u mësuan përmes burimeve brenda çiftit. Në prill të vitit të kaluar, moderatorja dhe politikani u mësua se i dhanë fund romancës së tyre.

Por më pas çifti u ribashkua, madje duke i bërë gjërat më serioze pasi në verën e 2018-s planifikuan të bashkëjetonin.

Tani burime për “Gazetën Shqiptare” tregojnë se Ilda dhe Klevisi janë ndarë përfundimisht. Pavarësisht se debatet dhe ndarjet mes çiftit kanë qenë të shpeshta, sipas burimeve këtë herë nuk do të ketë më kthim pas.

Ndërkohë nuk dihen ende arsyet që çuan dyshen drejt këtij vendimi dhe nuk pritet as ndonjë reagim prej tyre, duke marrë parasysh faktin se nuk e pranuan kurrë lidhjen.



1 Comment

  1. Eeee.
    Ilda do punuar vllai. Ti nuk i jep dot kohe se je i zene me protesta…
    Per me teper nuk je me as deputet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *