• |
ide | kryesore

Mësuesit kërkojnë rritje page, sindikata paralajmëron grevë pas majit

Lajme, Të fundit



Sindikata e Pavarur e Arsimit paralajmëron grevë të mësuesve nëse pagat e tyre nuk do të rriten me 20% deri më datën 1 Maj.

Shkak sipas Sindikatës mos mbajtja e Premtimit që Kryeministri Edi Rama e ka bërë rreth 2 vite e gjysme më parë.

Nevruz Kaptelli shprehet se pagat dhe kushtet e punës së mësuesve kanë mbetur po të njejtat.

“Nëse nuk nuk rritet paga brenda muajit maj do bejmë thirrje për grevë” paralajmëron Nevruz Kaptelli, kryetari i kësaj sindikate.”

Në fund të vitit të kaluar ish-ministrja Nikolla deklaroi se buxheti i Ministrisë së Arsimit prej 39 miliardë lekësh mundëson rritjen e rrogave me 7%.

Por duket se edhe ky mars i gjen mësuesit me paga të njejta.

Në mungesë të vlerësimit financiar atyre u mbetet të ndihen të kënaqur vetëm me vlerësimin moral që politika nuk heziton ta shpreh çdo 7 Mars./ora news



5 Comments

  1. Rritje rroge thone: I fusin 2muj pushim ne vit e tallin ate gjthe vitin. 500mij ne muj nuk o taom per ne Shqiperi. Hajde tjetri

    1. Hajde provoje se si punon mësuesi o idiot, vetëm ndonjë mësues tipi jot mund të bëjë ashtu siç komenton ti injorant që nuk ia ke idenë arsimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *