• |
ide | kryesore

Pasuri me aktivitet kriminal, dy vëllezërve i sekuestrohen 2.2 milionë euro pasuri

Lajme, Të fundit



Policia finalizoi një operacion për të goditur pastrimin e parave, duke sekuestruar 9 apartamente, dy dyqane dhe një garazh, të ndodhur mes Tiranës dhe Durrësit.

Vlera e këtyre sekuestrimeve arrin shifrën 2.2 milionë euro. Ato dyshohet se janë pasuri që kanë burim të ardhurash aktivitetin kriminal të dy vëllezërve, 44-vjeçarit Armando Gorezi dhe 47-vjeçarit Alket Gorezi.

“Finalizohet operacioni i koduar “Vllazëria” nga Seksioni i Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sekuestrohen nëntë apartamente, dy dyqane dhe një garazh, pasuri këto të dyshuara të përfituara nga të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Seksioni për Pastrimin e Parave në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të procedimit penal të vitit 2018 “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në ngarkim të shtetasve A. G., 44 vjeç dhe A. G., 47 vjeç (vëllezër), finalizoi operacionin policor të koduar “Vllazëria”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës dhe sekuestrimi preventiv i :

– nëntë apartamenteve

– dy dyqaneve

– një garazhi (të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe Durrësit të cilat kapin vlerën e dy  milion e dyqindmijë euro). Pas një pune disa mujore në funksion të procedimit të rregjistruar duke përdorur metodat speciale të hetimit, janë identifikuar pasuri të cilat nuk justifikoheshin nga ana ekonomike e financiare dhe rridhnin nga aktiviteti kriminal i dy vëllezërve”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *