• |
ide | kryesore

Zbulohet lidhja e Dojna Memës me…

Paparazzi, Slider



Moderatorja Dojna Mema është gjithmonë në kërkim të të rejave nga personazhet e njohur, por për jetën e saj private nuk ka folur asnjëherë. Megjithatë tani do t’i duhet të flasë edhe për jetën e saj personale, pasi “iconstyle.al” zbuloi lidhjen e saj me këngëtarin, Vlashent Sata.

Pavarësisht se një romancë e tillë është përfolur prej kohësh, dyshimet shtohen më shumë pasi 5 ditë më parë Sata dhe Mema ndodheshin të dy me pushime në Stamboll të Turqisë.

Si për koincidencë, moderatorja dhe këngëtari publikuan një foto, me 2 ditë diferencë, nga i njëjti vend por në kënde të ndryshme.

Për më tepër ndërsa ndodhet me pushime, Dojna nuk ka treguar në asnjë moment se me kë ndodhet dhe të gjitha postimet e saj janë vetëm.

26-vjeçarja dhe 36-vjeçari po shijojnë prej kohësh romancën larg vëmendjes së publikut edhe pse është e vështirë që gjesh gjurmë nga jeta e tyre virtuale.

Vlashent Sata është gjithashtu edhe tekstshkrues e kompozitor, ndërsa karrierën e tij në skenë e nisi që kur ishte 5 vjeç. Ai jeton prej vitit 2002 në Francë, ku vazhdoi studimet e pianos dhe kjo duket se është arsyeja e udhëtimeve të shpeshta të moderatores.

Burime për “iconstyle.al” konfirmojnë gjithashtu se çifti është parë shpesh në Shëngjin, ku kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.

Gjithashtu edhe postimet e bëra gjatë pushimeve në Romë të Italisë, tregojnë se çifti ka qenë bashkë.

Në të njëjtën datë, më 23 tetor, Dojna dhe Vlashenti publikuan një foto nga udhëtimi i tyre, madje dhe stili i imazhit është kaq i ngjashëm.

Tani mbetet vetëm që çifti të pranojë publikisht se është bashkë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *