• |
ide | kryesore

“Rama ik”, si protestuan emigrantët para ambasadës shqiptare në Greqi (FOTO)

Lajme, Të fundit



Emigrantët shqiptarë në Greqi protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” etj.

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Ata e cilësuan qeverinë “Rama” si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e emigrantëve shqiptarëve në Greqi.

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi, raporton News 24.

Protestuesit para Ambasadës shqiptare në Athinë u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre të vijnë në Tiranë në 16 Mars për t’u bashkuar me opozitën në protestën madhështore para kryeministrisë. Me parullën “nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria, emigrantët shqiptarë më Greqi thanë se është detyrim i çdo shqiptari të çlirojë vendin e lindjes nga qeveria më antikombëtare që ka patur Shqipëria në këto 3 dekada.

 

 



6 Comments

  1. Duhet shkuar ne Greqi per te dhene ndonje interviste dhe per te sqaruar opinionin grak dhe ate te BE se ata qe protestojne jane pjese e politikes se pallatit ku nuk ben pjese as Balla, as Spiropali dhe as Don Kishoti i Mançes.

  2. Sa turp. Nje PD qe ka katandisur ne kete pike te hallit sa te shfrytezoje gjithshka per pak politike te dites. Po i vjen fundi si parti. Sa keq.

    1. Mos u shqetesoni ore komentues te masiperm!?
      Kuptohet se ke perfaqesoni.
      Ju keshilloj te mos e vritni mendjen,lerjani kohes!Kurre mos thuaj kurre!

  3. Tjetri beri seminar me emigrantet, e harxhoi 650000000milin leke te vjetra, vetem e vetem per politike qe neser kur ata te votojne ne vendet qe kane emigruar ti kene kontigjente te tyre, per te vazhduar emisioni e vjedhjeve te votave. Pra pa qellim , nuk ishte samiti. Po ku shkuan paratese per tu ushqyer hengren siambulante, e si te uritur nga ata qe ushqen LALLI ERI me supe. keshtu del dhe fjala qe mbledh ca kokrra, e fut shukun ne traste. Jane mjeshtra. E ketyre zgjebesve komentues rilindas, na u bekerka pershtypie protesta ne Greqi, Cudi, se ju ku nuk keni bere protesta ne qeverine e Berishes, e as qe i vajti ne mend njeriu per ju. Por ju djeg miza, e frika e dt 16, sepse nga keto protesta po mesoni se si protestohet, e jo digjen, rrihen policet, shkatrrojne si barbaret, Kulturen e demostratave po ua meson opozita e soteme, dhe do mesoni akoma sepse ne demokraci jeta e politika evulon, e nuk ecet me mashtrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *