• |
ide | kryesore

Gjosha flet për protestën e 16 marsit: Do të ketë dhe përfaqësues nga diaspora

Lajme, Të fundit



E ftuar në News 24, ish-deputetja e LSI-së Klajda Gjosha ka treguar se opozita është larguar prej Kuvendit për shkak se zëri i saj nuk dëgjohej.

“Vota e opozitës nuk kishte më vlerë, të gjitha amendimet që ka dorëzuar opozita nuk janë marrë parasysh. Kërkuam dialog për zgjedhejn e kryeprokurores dhe të gjitha na janë hedhur poshtë. Ligji për Teatrin për Dividentin ishin arbitrarë, por ne s’kishim Gjykatë Kushtetuese që të akoheshim, por si mund ta bëj detyrën unë si deputete në këto kushte?”, u shpreh Gjosha.

Më tej, ish-deputetja e LSI-së ka paralajmëruar më 16 mars një prej protestave më të mëdha që ka patur vendi. Sipas saj do të ketë dhe përfaqësues të diasporës që do t’i bashkohen protestës.

“Rama të dialogojë me ata që i ka në protesta. Më 16 mars do zhvillohet një nga protestat më të mëdha që ka parë Shqipëria në këto 20 vite. Do kemi edhe përfaqësues nga diaspora”, tha ajo.

Gjosha shpreh sigurinë se vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme, para atyre lokale të cilat priten të mbahen në qershor.

“Vendi është në situatë ekstreme. Cilido kryeministër përballë qytetarëe e ka të vështirë të rezistojë. E them me bindje Rama do ta japë dorëheqjen”,- shtoi Gjosha.



2 Comments

  1. Vendi eshte ne situat ekstreme… Heuu. Ca je tuj than oj cuc. Ka ardhe shkjau me na pushtue? O burra pushket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *