• |
ide | kryesore

Kylie Jenner publikon fotot në adoleshencë

Paparazzi, Slider



Ndërsa është rritur para kamerës, duket sikur Kylie Jenner-it i është dashur të piqet më shpejt sesa duhet për moshën e saj.

Sot ajo postoi në mediat sociale disa fotografi nga koha kur ishte në shkollë të mesme. Në imazhe, 21-vjeçarja duket shumë ndryshe nga personi që njohim sot.

“Duke parë fotot e vjetra nga shkolla e mesme”, shkroi Kylie.

Prej tyre shohim një pamje më natyrale të saj, e cila ka ndryshuar shpesh në fytyrë përmes ndërhyrjeve përgjatë viteve.

Por kjo do të thotë që Kylie e pranon ndryshimin e saj, si rrallëherë dhe nuk e ka aspak problem që të tregojë ndryshimin.

Fama e Kylie nisi gjatë “reality-show”-t, “Keeping Up With the Kardashians”, që nisi në 2007-n. Në atë kohë ajo ishte vetëm 9 vjeçe dhe më e vogla nga motrat Kardashian/Jenner.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *