• |
ide | kryesore

Rita Ora flet për bashkëpunimin me Duan, Beben, Ava Max: DO ishte e veçanntë

Arkiva, Paparazzi, Slider



Kur Bebe Rexha i bëri një ftesë tre këngëtareve të njohura shqiptare në Britaninë e Madhe për të bashkëpunuar, na u duk një mrekulli. Por që pas atij statusi askush nuk foli për të, deri më tani.

Në një intervistë për radion filipinase “MYX”, Rita Ora u shpreh rreth këtij bashkëpunimi me artistet shqiptare, Bebe Rexhën, Dua Lipën dhe Ava Max.

“Nuk kemi filluar ende me bashkëpunimin, por mendoj se do të ishte super fantastike, sepse jemi të gjitha shqiptare dhe ky do të ishte moment magjik për Shqipërinë”, ka thënë Rita.

Gjithashtu gjatë intervistës ajo foli edhe për Bebe Rexhën, me të cilën është shumë shoqe:

“Ajo është shqiptare si unë, kështu që kam pak kohë që e njoh dhe mendoj se është e talentuar si tekstshkruese dhe artiste”.

Në fund të janarit, ishte Bebe që hodhi idenë e bashkëpunimit me Ritën, Duan dhe Avan për të sjellë një super hit. Nëse do të realizohet, mbetet për t’u parë!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *