• |
ide | kryesore

Si turistë në Itali, kapen 2 shqiptarët me 100 mijë euro kokainë

Lajme, Të fundit



Dy shqiptarë në Raguza, të cilët u prezantuan si turistë u arrestuan me 1.1 kg kokainë.

Sipas mediave italiane, të dy shqiptarët, H.E 28 vjeç dhe A.J 20 vjeç kishin fshehur kokainën e pastër në motorin e makinës. Ata nuk kishin leje qëndrimi në shtetin italian dhe tentuan t’i fshiheshin këtij fakti me pretendimin se ishin turistë.

Pas ndalimit ata u shoqëruan për verifikim, por veprimet e tyre krijuan dyshime të forta tek autoritetet të cilat vijuan më pas kontrollet në makinën e tyre duke gjetur kokainën e fshehur në pjesën e motorit.

Mësohet se vlera e së cilës nëse do të dilte në treg të zi arrinte në 100 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *