• |
ide | kryesore

Drogë çokollatë, kokainë e armë, arrestohen babë e bir në Fier

Lajme, Të fundit



Policia e Fierit ka finalizuar një operacion antidrogë duke vënë në pranga babë e bir si dhe sekuestruar drogë e armë.

Në flagrancë u arrestuan shtetasit A.L, 55 vjeç, banues në Patos dhe A.L, 26 vjeç, banues në Patos (Babë e bir).

Gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 900 gram lëndë narkotike në formë Çokollate, 9 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, 6 doza me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 peshore elektronike e cila shërbente për ndarjen e drogës në doza të vogla, 1 Pistoletë tip Bereta me 1 krehër dhe 3 fishekë, 4 pasaporta me identitete të ndryshme, 5 aparate celularë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *