• |
ide | kryesore

Reportazhi i ZDF: Shqipëria thellësisht e ndarë, zemërimi i protestuesve po rritet (VIDEO)

Lajme, Të fundit



‘Zemërimi i tyre rritet nga protesta në protestë,’ thekson gazetarja e ZDF.

Ajo ka intervistuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha. ‘Kryeministri Rama kontrollon qeverinë, parlamentin, drejtësinë dhe median. Ështe një autokrat i korruptuar. Nën sundimin e tij, Shqipëria është kthyer në eksportuesin më të madh të drogës’.

Sipas gazetares gjermane, ‘skandali i fundit tregon mesa duket anëtarët e qeverisjes duke blerë vota për të manipuluar zgjedhjet’. Demonstruesit kërkojnë largimin e qeverisë, shton ajo.

Protestuesja Zylyha Bitri thotë se i ka dy djemtë të papunë, të ardhurat nuk mjaftojnë për të jetuar. ‘Gjatë viteve të fundit  janë rritur taksat, çmimi i naftës është dyfishuar, Çmimi i dritave është rritur’, thotë Zyliha Bitri, pronare e një kafeneje …

Kryeministri Rama ka pak mirëkuptim për protestën, thuhet në kronikë. Ai mohon çdo diskutim për zgjedhje të reja. ‘Mandati nuk është llotari’ thotë ai.

Edhe kjo protestë përfundoi me përplasje. Shqipëria është thellësisht e ndarë, thekson gazetarja.



1 Comment

  1. Realiteti, e verteta mbi sundimin e klasave sektiste, qe shfrytezojne pushtetin e propaganden qe te roberojne kete popull, dale ngadale do pasqyrohet e vertetohet se kush ka patur te drejte. Fjalet, e mashtrimet, do i vertetoi koha dhe keta qe sot mbajne pushtetin me dhune, do jene pergjegjes para popullit e historise per kete gjendje qe eshte sot ekonomia, e situata politike. Popujt jetojne me shume se politikanet, e nes sot perdhunojne e sundojne me mashtrime, denimi me i rende do u bjere ketyre monstrave qe po detyrojne qe njerezit te jetojne afer mjerimit, e deshtimit te brezave. Kjo dhune, e sundim pushteti mbi hipokrizine duhet, e do shembet, e aredhmja do jete pa diskutim me e mire, sepse nuk mund te ecesh mbi traun qe kane ecur keta bandite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *