• |
ide | kryesore

OSBE e shqetësuar për zgjedhjet lokale në Shqipëri: Partitë të dorëzojnë emrat e komisionerëve në KZAZ

Lajme, Të fundit



Prezenca e OSBE-së iu është bashkuar thirrjes së KQZ-së për dorëzimin e propozimeve për emrat e anëtarëve të KZAZ nga ana e partive politike për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në Facebook, OSBE shprehu shqetësimin se vonesa në depozitimin e propozimeve, vë në rrezik procesin zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë,”-shkruhet në postim.



2 Comments

  1. Nje kujtese per lapsaxhinjte :
    standartet nderkombetare ne Shqiperi jane si gjithmone relative dhe subjektive …… ka perparim nga zgjedhjet e meparshme 😀 por mbetet ende shume per tu bere 🙁 …. u verejten forma te intimidimit te votuesve, edhe vjedhje ….por keto nuk ndikuan ne rezultat ?????……rekomandojme qe reforma e ardhshme zgjedhore….. ????!!!!!!

    Interesante !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *