• |
ide | kryesore

Qëlluan me vezë Ramën, Apeli nuk pranon anikimimin e 8 studentëve

Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka pranuar ankimimin e tetë studentëve të cilët qëlluan me vezë Edi Ramën në vitin 2015. Kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin me 40 orë punë publike për 8 studentët.

Gjykata ka pohuar se ankimimi i kërkuar nga studentët nuk është bërë brenda afatit kohor dhe për pasojë kërkesa e tyre nuk mund të pranohet.

Ngjarja ka ndodhur me 2 nëntor 2015, ku studentë goditen me vezë në drejtim të makinës së kryeministrit Rama, në momentin kur ai po dilte nga ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale në Tiranë ku mbajti një aktivitet me biznesin e vogël.

Studentët të cilët do të vijojnë të shlyejnë dënimin e përcaktuar nga Gjykata e Tiranës me orë pune në komunitet janë: Liri Kuci, Klodi Hoxha, Bora Mema, Anita Lushi, Vitori Cipi, Dardan Konjufca, Valton Marku dhe Durim Jasharaj.



3 Comments

  1. Me siguri do hapet gjyq ne gjykaten administrative qe te detyroje gjykaten ta shohe daten e ankimimit sic duhet 😀

  2. Pritet qe edhe nje zog te denohet nga gjykata mbasi gjate fluturimit ia leshi glasen ne koke Rames. Kjo trego gadishmerine e gjykates sone qe diktatorit te mos i cenohet as edhe nje fije floku. Lum partia qe e ka, e mjere populli qe e mba.

  3. te denohesh per nje dhjerje stalini si rama e ridhjerje si erionka velija esht turp per gjdo gjykates.paramendo fenohen mbi 10 student per llojin bastard qe nuk dalloi as jastekun griselda me roshin per 9 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *