• |
ide | kryesore

VIDEO/ Erion Veliaj shton rojet e sigurisë. Nga kush ka frikë kryebashkiaku i Tiranës?

Lajme, Të fundit



Një ditë më parë gjatë festimeve për Ditën e Verës, Erion Veliaj i shpëtoi një sulmi me bojë nga dy të rinj, që siç u mor vesh më pas ishin aktivistë të opozitës. Nisur nga ky incident kryebashkiaku i Tiranës ka shtuar masat e sigurisë gjatë lëvizjeve në publik. Akil Kraja, këshilltar i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ka publikuar një video teksa shihet Erion Veliaj në një nga rrugët e kryeqytetit. Ajo që bën përshtypje janë policët e shumtë, me uniformë dhe civilë, që shoqërojnë kryebashkiakaun. Me ç’duket Veliaj i druhet ndonjë sulmi me bojë, si ai që provoi shefi i tij në krye të qeverisë gjatë seancës në Kuvend.

©LAPSI.al 



4 Comments

  1. Le ta ‘gezoje’ edhe pak kohe rolin e hajdutit k/bashkiak. Ne shqiptaret jemi hakmarres dhe nuk leme gje pa ‘cuar ne vend’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *