• |
ide | kryesore

Hapet gara për kryeprokuror, kush janë kandidatët e interesuar

Lajme, Të fundit



Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur sot për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, post që mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

KLP do miratojë rregulloren mbi kriteret dhe procedurën për përzgjedhjen e kandidatëve për Prokurorë të Përgjithshëm me një mandat kushtetues 7-vjecar.

Mësohet se për postin e kryeprokurorit kanë shprehur interes për të garuar disa prokurorë, madje dhe kryeprokurorja aktuale e përkohshme Arta Marku.

Përveç kandidimit të Arta Markut, prokurorët e tjerë që pritet të garojnë për këtë post janë Olsian Çela, Adnan Xholi dhe Plarent Ndreca.

Gjithashtu një nga pikat e tjera të rendit të ditës nga KLP është edhe miratimi edhe rregullorja për vlerësimin e kandidatëve të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.



2 Comments

  1. Dhe perfundimi dihet…. pasi u shqyrtuan dosjet dhe kalojne ne kuvend per votim miratohet me 100% të votave bashke me te ”opozites “ Arta Marku
    Tashme e kemi tradite qe prej komunizmit sesa fiktive dhe reale jane kandidimet e ketij spektri……….
    keshtu Po qe vemi ne BE madje shume pak na ndan nga ajo mjere mjere ne !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *