• |
ide | kryesore

Klienti qëllon me armë pas sherrit me menaxherin e lokalit në Elbasan, arrestohet

Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka ndërhyrë në kohë gjatë natës së kaluar në një konflikt ku janë përdorur dhe armët e zjarrit. Sherri ka ndodhur mes menaxherit të një lokali dhe klientit në një lokal me muzikë pranë Universitetit.

Zyrtarisht policia bën me dije se është njoftuar me një telefonatë, se në lagjen “Viserian Xhuvani”, Elbasan, po ndodh një konflikt në një lokal ku janë dëgjuar dhe të shtëna me armë.

Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë të cilat kanë arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale B.S., 41 vjeç, banues në Elbasan.

41-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe në momentin që ka mbërritur Policia, ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes duke hedhur armën e zjarrit në tokë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë e zjarri pistoletë, si dhe një gëzhojë.

Pistolete



1 Comment

  1. VISARION XHUVANI 1890-1965
    KREU I KISHES ORRODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE
    LINDI DHE VDIQ NE ELBASAN.
    Lagjja prane lagjes “Kala” ku ai u lind dhe vdiq, ka marre emrin e tij.
    Por ca gazeptare blloku te Lapsit ia keqshkruajne ‘viserian’…..
    Na mbyti llumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *