• |
ide | kryesore

SHBA/ 3 persona humbasin jetën prej përmbytjeve

Planet



Tre persona kanë humbur jetën deri më tani në SHBA, si pasojë e përmbytjeve që kanë shkaktuar reshjet e fuqishme.

Të paktën 5 shtete janë detyruar të shpallin gjendjen e emergjencës, ndërsa komunitete të tëra kanë mbetur të izoluara krejtësisht.

Nebraska është shteti i goditur më rëndë nga vala e përmbytjeve, që pason stuhinë e fuqishme dimërore e cila u përplas javën e kaluar mbi Shtetet e Bashkuara. Një fenomen meteorologjik i lidhur me uraganët, të cilin shkencëtarët e quajnë “cikloni bombë”, goditi përpara disa ditësh Rocky Mountains dhe rrafshinat qëndrore të vendit, duke lëshuar borë e shi të ngrirë mbi miliona amerikanë në Iowa, Nebraska, Wisconsin, Minnesota dhe Dakotën e Jugut.

Shërbimi Meteorologjik Kombëtar paralajmëroi se përmbytjet në disa zona mund të vazhdojnë edhe për pjesën tjetër të javës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *