• |
ide | kryesore

Breshëri plumbash pasi doli nga servisi me makinë, detaje nga vrasja që tronditi Shkodrën

Lajme, Të fundit



35-vjeçari Ferdinant Polia u vra në pritë pasditen e sotme rreth orës 16:00 në fshatin Grudë të Shkodrës. Ai është i njohur si pronar i bujtinës Polia në Theth ndërsa punonte dhe në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grudë dhe sipas informacioneve të para dyshohet se është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me automjetin e tij fuoristradë.

Afro 1 orë pas ngjarjes policia bën me dije se ka gjetur edhe një motor të djegur tek “Ura e Mesit”, i cili dyshohet të jetë përdorur nga atentatori.

Nard Polia sapo kishte dalë nga servisi, ku kishte marrë makinën dhe mësohet se në makinë ka patur edhe një punonjës të servisit i cili fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.

Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngajrje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Ferdinant Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe vitet e fundit ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij. Nuk ka ende të dhëna për pistën e hetimit, pasi Polia nuk ka precedentë apo konflikte të njohura nga organet e rendit.



1 Comment

  1. po i shofin hajrin kanabisit te ram qelbesires,sajmir kalbesires dhe geron e fatmir xhaf coftires.avganistan e kolumbi ne nje e beri shqiperin ramatullah erdogan edvini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *