• |
ide | kryesore

Cakaj shkarkon konsullin shqiptar në Janinë

Lajme, Të fundit


Zv.Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka shkarkuar konsullin shqiptar në Janinë, Pervin Gjikuria, si dhe ka marrë masa të ashpra disiplinore ndaj ambasadores shqiptare në Greqi Ardiana Hobdari.

Masat e ashpra vijnë një muaj pas skandalit të zhdukjs së rreth 100 pasaportave të emigrantëve shqiptarë, të cilat nga rruga drejt Shqipërisë për në Greqi u vodhën në automjetin e konsullit Gjikuria.

Ministria e Jashtme pranoi asokohe se transporti ishte kryer në kundërshtim me praktikat e pakove diplomatike. Ngjarja ndodhi më 13 shkurt të muajit të kaluar.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *