• |
ide | kryesore

“I hodhëm të pafetë në det”, ministri i Jashtëm grek reagon ndaj komentit të Erdogan

Lajme, Planet



Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka pasur deklarata të zjarrta këto ditë në drejtim të Greqisë, e duket se kjo ka kthyer prapë tensionet mes Ankarasë dhe Athinës. Pavarësisht deklaratave të Erdogan, nga Athina është thënë se “nuk duan raporte tensioni me Turqinë”, shkruan gazeta helene “Ekathimerini”.

Ministri i Jashtëm grek Giorgos Katrougalos dhe ministri i Mbrojtjes Evangelos Apostolakis janë shprehur se “nuk kanë për qëllim përshkallëzimin e tensioneve”. Të dy ministrat bënë komentet e në lidhje me reagimet e forta të Erdogan gjatë një tubimi të tij në Izmir, duke i cilësuar si “të papranueshme në raport me fqinjësinë e mirë mes dy vendeve”.

Erdogani i ishte referuar luftës greko-turke në Azinë e Vogël në vitin 1922 dhe e përshëndeti Izmirin për “hedhjen e të pafeve në det”. Ministria e Jashtme greke tha se komentet e presidentit turk vetëm sa dëmtojnë raportin e mirë mes dy vendeve fqinje.



1 Comment

  1. Ne ket rast erdogani ka te drejten me vete, Greku lepin plaget…

    Kështu e peson kur lakmon
    trojet e tjerakujt….
    Le kur je dhjaks!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *