• |
ide | kryesore

Ish-këshilltari i tij, sot deputet i opozitës: Nuk do ta votoja kurrë shkarkimin e Ilir Metës

Lajme, Të fundit



Deputeti Ralf Gjoni, të enjten, tha se nuk do të votonte për një shkarkim të Presidentit Ilir Meta, nëse do të kërkohej nga Kuvendi shkarkimi i tij.

Gjoni deklaroi se nga angazhimi me zotin Meta ka vetëm kujtime të bukura, që i ruan me qetësi dhe fanatizëm.

“Është një periudhë e bukur e jetës sime dhe nuk kam pse ta hedh poshtë. Unë shkarkimin e zotit Meta nuk do ta votoja në Parlament”,- tha ai.

Në lidhje me drejtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjoni u shpreh se kjo parti është kapur peng nga një marrëzi, duke shtuar se ai nuk ka qenë për çizme, dhunë dhe rrugaçëri.

Sa i përket ndryshimeve zgjedhore, Gjoni tha se vendi ka nevojë për një reformë tjetër zgjedhore.

Sipas tij, sistemi aktual me lista të mbyllura jo vetëm deformon vullnetin e zgjedhësve, por sjell edhe emra deputetësh me cilësi të dobët.

Në lidhje me pranimin e mandatit, tha se nuk ishte një hakmarrje ndaj LSI-së.

Ai është deputeti i 94 i Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa këtë të enjte u betua.

Gjoni ka qenë më parë Sekretar i LSI-së për marrëdhëniet me Jashtë, si dhe këshilltar i ish-kryetarit të Parlamentit, Ilir Meta.



7 Comments

  1. Ky eshte nje kokrra e bythqirit, qe e di shume mire kur punonte si zar me te huajt. Eshte i trashe dhe cope mishi me dy sy, i rrofte kur thote qe eshte shkolluar jashte, ben vaki eshte shkolluar si jashtqitje ….

  2. Uauu. Burre me karakter. Si nuk ishte zbuluar me pare? Humbje e madhe kohe. Tani qe Ky do jete ne Parlament, Rilindja duhet te kete kujdes, kur ben Ligje.

  3. ka nja 2 muaj qe keta komentuesit fanatike ( trushpelare ) te PDs.. jane acaruar fare.. nuk len komentues qe nuk ju shkon per shat pa e share me fjalet me te ndyra.

    Leoxni komentet e tyre dhe do shikoni se gati 75% e tyre merren me komentuesit duke i ofenduar, share me liber shtepie, duke bere zhurmuesin me komente…. se sa me lajmin vete.

    Keq qenka puna !.. Jane te tere shume te acaruar. ( ose jane vetem 2 ose 3 persona qe komntojne me shume pseudonime se shume fjale i shkruajne me te njejtat gabime drejtshrkomore) .
    Po ti shikosh te gjithe perdorin fjalen ROPQIR ( me P dhe jo me B) , MORRAT E KUQ, KUQALASHET, dhe po te shohesh epitetet per Ramen ose Veliajn jane te njejtat.
    Une besoj se jane vetem 2 ose 3 persona qe e mbysin kete portal me komente qelbesire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *