• |
ide | kryesore

VIDEO/ 15 vjet burg për shqiptarin, “koka” e kokainës në Londër

Lajme, Të fundit



Një gjykatë në Londër ka dënuar me 15 vite burg 33-vjeçarin shqiptar Lodvik Guraj, i konsideruar si “koka” e një grupi të trafikimit të kokainës. 

Sipas drejtësisë britanike, shqiptari ishte tregtar i madh i kokainës dhe është shpallur fajtor për furnizimin e më shumë se 40 kg kokainë me vlerë 2 milionë euro tek përdoruesit në të gjithë Londrën dhe në juglindje, raporton Dailymail.

Lodvik Guraj, 33, pictured, used more than 42 mobile phones to run his London-based drugs empire over an 18-month period

Shqiptari jetonte në një apartament luksoz në Greenford dhe u arrestua në dhjetor të vitit 2017. Ai përdorte më shumë se 42 telefona celularë për të drejtuar grupin e tij të drogës gjatë një periudhe 18-mujore.

33-vjeçari kishte publikuar një video në internet ku tregonte jetën luksoze që bënte dhe njihej si ‘perandor’ i kokainës. Gjithashtu ai shëtiste me Lamborghini, shijonte pushimet me motoskaf dhe kishte stoli të shtrenjta.

Policia britanike nëpërmjet pajisjeve celulare arriti të bëjë lidhjen e tij dhe me 14 individë të tjerë të cilët merreshin me shitjen e kokainës./BalkanWeb



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *