• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Kodi Zgjedhor nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve

Lajme, Të fundit

Ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, demokrati Oerd Bylykbashi i është përgjigjur Kryeministrit Rama i cili tha se do ta ndryshojë Kodin Zgjedhor me deputët e rinj në Parlament. Bylykbashi tha se një ndërhyrje e tillë do të ishte kaotike dhe bie ndesh me Kodin e Praktikave të Mira, që thotë se 6 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të bëhen amendime në ligjin elektoral.


“Thirrja e Ramës është qesharake. Kodi Zgjedhor nuk ndryshon kur ka kaluar çdo afat sepse do ta çonte procesin zgjedhor në kaos”, tha ai në një intervistë për mediat.


Akoma më keq, thotë Bylykbashi, është kur Rama mendon ti bëjë këto ndryshime me disa deputetë që ai i ka blerë. “Do të hidhte në ere çdo lloj besimi mbi procesin e zgjedhjeve dhe do të na kthente në vitin 2000 kur PS bëri e vetme ndryshimet në ligjin elektoral”, theksoi Bylykbashi.

6 Comments

  1. @@@ një ndërhyrje e tillë do të ishte kaotike dhe bie ndesh me Kodin e Praktikave të Mira @@@
    @@@ 6 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të bëhen amendime në ligjin elektoral @@@

    Po pse nuk e ndryshuat ju kodin zgjedhor kur ishit ne parlamet ???? Qe nga 2017 e deri sa ishit ju ne parlament nuk u paraqitet ne asnje seance te grupit parlamentar per kodin zgjedhor. Kushedi sa here ju kane bere thirje te shkoni.

    Kurse tani po na flet per ‘ KODIN E PRAKTIKAVE TE MIRA’ . Nuk lahet muti me shurre o Bylykbash.
    Ne rradhe te pare dil dhe kerkoji falje elektoratit tend qe i premtove se do ndryshosh kodin zgjedhor. Nuk kishte asnje pengese. Si Rama, si te gjithe antaret e maxhorances ne grupin parlamentar ju thane… BEJENI JU KODIN , SI TA DONI JU , DHE NE E VOTOJME…

  2. TANI NA RRUAJTE KARIN O BYLYKBASH . PSE NUK I BENE KERKESAT POR RRINI E PRISNI SI KURVA ? JEPINI ALTERNATIVAT ATIJ PALLOSHIT TE GJAT DHE MO NA GRRICNI NERVAT ME IDIOTESIRA TE KOTA . APO DONI TE HYNI NE ZGJEDHJE?

  3. Shikoni se çthote Bylykbashi , shikoni se çthote Monaliza e Ramazonit , tani vijeni trurin ne pune dhe do kuptoni se keta nuk duan ndryshime keta duan rrotacion sundimi .

  4. ahahah ky bukroshi po don me ardh n pushtet , po mos me e ndryshu ligjin qi ta perdori vet si ti doj suma.
    ksaj po i thojn thjesht me ndrru me dhun nje bajloz me nji tjeter po mos me ndryshu sistemin qe e man bajlozin n fron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu