• |
ide | kryesore

(FOTO) Rama pritet me protesta në Librazhd, banorët bllokojnë rrugën

Lajme, Të fundit



Edi Rama është pritur me protesta sot në fshatin Rrajcë, të Elbasanit, ku edhe shkoi për prezantimin e projektit për ujin.

Por, ky prezantim nuk është pritur edhe aq mirë nga banorët e zonës. Siç duket në fotot e siguruara, banorët në shenjë protestë kanë bllokuar rrugën në hyrje të Bashkisë Librazhd.

Protestuesit kanë tentuar të bllokojnë lëvizjen e eskortës dhe kryeministrit, por policia ka ndërhyrë duke krijuar normalitet ne qarkullim. Më pas protestuesit janë shpërndarë paqësisht dhe nuk janë shënuar incidente të tjera.

  • foto galeri
  • foto galeri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *