• |
ide | kryesore

Kukës/ Do vriste kreun e ALUIZNIT me çifte, arrestohet 40-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit arrestoi një 40-vjeçar, i cili u përfshi në konflikt me kreun e ALUIZNI-t në këtë qytet, Vladimir Spahiun.

40-vjeçari Petrit Hallaçi, pas konfliktit ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë një çifte, për të vrarë Spahiun.

Hallaçi ka kërcënuar me vrasje Spahiun. Pas kësaj, uniformat blu ndërhynë dhe arrestuan në kohë 40-vjeçarin.

“Shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës”, tha policia në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *