• |
ide | kryesore

Vendoset drejtuesja e re e Prokurorisë në Fier

Lajme, Të fundit



Në krye të Prokurorisë së Fierit vendoset për herë të parë një grua. Violeta Shkurta është prezantuar sot nga përfaqësues të lartë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla zëvendës kryetar dhe Tartar Bazaj, anëtar.

Zonja Shkurta vjen në këtë detyrë të lartë pas rrëzimit nga vettingu të ish-prokurorit Fatmir Lushi, njëherësh drejtues i Prokurorisë.

Violeta Shkurta nuk është emër i ri për Prokurorinë e Fierit. Ajo ushtron aty detyrën e prokurores që prej vitit 2003.

Sipas raportit të dorëzuar në KPK nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, prokurori Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës, i dyshuar se ka favorizuar persona nën hetim. Në një rast subjekti dyshohet se kishte vendosur pushim të hetimeve pa kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa në një rast tjetër ai akuzohet se kishte lehtësuar të pandehurin për akuzën e plagosjes me dashje gjatë gjykimit.



2 Comments

  1. Ne lidhje me zgjedhjen edhe te Drejtuesit te Prokurorise Lushnje, Arben Dyla i cili enuk e meriton te zgjidhet. Zgjedhja e tij ne kete detyre nga KLP na bene qe te na zbehet besimi tek ky institucion. Arben Dyla nuk eshte i afte dhe i korruptuar. Gjykata e Apeli Vlore hodhi poshte vendimin e padrejte te tij per ceshtjen tone. Kundershtaret tane te akuzuar nga pala jone sapo moren vesh qe u zgjodh ky prokurore ne krye te Prokurorise Lushnje filluan presionin karshe nesh .

  2. Po keni shume te drejte . Ai eshte I korruptuare dhe kercenim per drejtesi ne e te
    kLP na zhgenjeu mezgjedhjen e tij
    zgjidhja e tij shume e gabuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *