• |
ide | kryesore

(VIDEO) Shikoni si protestues gjysëm të zhveshur prishin punimet në parlamentin britanik

Planet



Në kulmin e debateve dhe tensioneve mes parlamentarëve britanikë për çështjen “Brexit”, papritur erdhën burra dhe gra gjysmë të zhveshur.

Protestuesit, anëtarë të grupimit “Rebelimi ndaj zhdukjes” kërkuan që parlamentarët të tregojnë më shumë kujdes ndaj ndryshimeve klimaterike. Ata u vendosën në një zonë të dukshme, në vendin që ndan parlamentarët nga publiku, duke shënuar kështu edhe “thyerjen” e rregullave të sigurisë më të mëdha në parlamentin e Britanisë që nga viti 2014.

Parlamentarët u habitën kur panë protestuesit aty. Madje, ish-lideri laburist Ed Miliband zgurdulloi sytë nga skena që po shikonte. Ndërsa laburisti tjetër Peter Kyle, tha me humor se “protesta ishte e vërtetë lakuriqe”. Policia ndërhyri shpejt dhe largoi protestuesit e pazakontë.



1 Comment

  1. Si nuk u vjen turp që dëmtojnë në këtë mënyrë imazhin e Britanisë së Madhe në botë… Kush e di sa koncerte duhet të bëjë Saimir Pirgu i UK tani (e thënë ndryshe Adele), që të rregullojë imazhin….turp…. dallohet dora e PD-së dhe e rusëve këtu… -.-‘

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *