• |
ide | kryesore

1300 policë në gatishmëri për protestën, rrethohet parlamenti

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në protestën e 8-të të organizuar nga opozita, të paktën 1000 deri në 1300 forca policore priten të jenë të angazhuara për mbarëvatjen e saj.

Ndryshe nga protestat e mëparshme policia ka vendosur gardh metalik për të minimizuar kordonin e efektivëve.

Në Kuvend, raportohen të kenë mbërritur edhe protestuesit dhe deputetët e parë. Sipas gazetares Dorjana Bezat pak momente më parë i është drejtuar në këmbë Kuvendit deputeti Tom Doshi.

Në mungesë të kreut të PD-së, Lulzim Basha e gjithë protesta do të jetë në dorë të FRPD-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *