• |
ide | kryesore

Detaje/ Zbulohet konflikti i pronarit të makinës që u dogj në Durrës (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Dy makina janë djegur gjatë natës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pranë zyrave të punësimit në qytetin bregdetar.

Raportohet se makina e djegur është në pronësi të 50-vjeçarit Bedri Dërvishi i cili është në betejë ligjore me IKMT, për prishjen e një kioske te Ura e Dajlanit.

Nuk dihen akoma rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, nëse është aksidental apo i qëllimshëm.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po edhe heton edhe pistat e mundshme të incidentit.

“Më datë 03.04.2019, rreth orës 02:50, në lagjen Nr. 4 ,Durrës ka rënë zjarr në automjetin  në  pronësi të shtetasit  B.D.,50 vjeç, banues në lagjen nr 4 ,Durrës  për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç , banues në lagjen Nr 4 Durrës , i cili ishte i parkuar në afërsi.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”- njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *