• |
ide | kryesore

Zëvendëspresidenti turk: SHBA aleat me ne apo me terroristët?

Planet



Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay ka reaguar ndaj deklartatës së zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Mike Pence rreth vendimit të Turqisë për të blerë sistemin kundërajror rus S-400.

“Turqia duhet të përcaktohet, nëse dëshiron të mbetet partner kritik i Aleancës më të fuqishme ushtarake në historinë e botës apo dëshiron të vë në pikëpyetje këtë partneritet përmes vendimeve të pamenduara për të rrënuar aleancën tonë”, tha Pence në Washington.

Oktay duke u kundërpërgjigjur ndaj Pence, shkruan:

“SHBA duhet të vendosë nëse dëshiron të mbetet aleat i Turqisë ose të vë në pikëpyetje miqësinë tonë, duke ecur dorë për dore me organizatat terroriste e duke na sjellë në një situatë të vështirë”,  tha Oktay.

Turqia që nga viti 2011 ka intensifikuar forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore për shkak të kërcënimit të sigurisë në rajon.

Pas dështimit të negociatave për blerjen e sistemit kundërajror amerikan Patriot, Turqia në vitin 2017 vendosi të blejë nga Rusia sistemin e sofistikuar ajror S-400. Ky hap i Ankarasë shkaktoi kundërshtimin e Washingtonit.

Disa zyrtarë dhe analistë ushtarakë amerikanë, kërkojnë që SHBA të mos i dorëzojë Turiqsë avionët F-35, nëse Turqia merr sistemin rus S-400. Ata pretendojnë se në këtë mënyrë rusët do të mund të marrin parametrat kyçe të bombarduesve amerikanë.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar ka thënë se blerja e sistemit mbrojtës rus S-400 për Turqinë nuk është çështje e përzgjedhjes, por masë e nevojshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *