• |
ide | kryesore

Itali/ Furgoni humbet kontrollin, plagoset rëndë 23-vjeçari shqiptar

Lajme



Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në  Marescos  të Italisë. Të plagosur rëndë kanë mbetur një 23 vjeçar shqiptar dhe një shtetase italiane, 28 vjeç.

Furgoni me të cilin udhëtonin dy të rinjtë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin ujitës.

Mediat italiane bëjnë me dije se 23-vjeçari shqiptar me iniciale J.N ka pësuar dëmtime në gjymtyrët e poshtme, ndërsa 28-vjeçare italiane është goditur në kokë.

Dy të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital për shkak të gjendjes së rëndë shëndëtësore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *