• |
ide | kryesore

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë/ Kandidati Zelenski i kërkon Poroshenkos testin e drogës

Planet



Në ethet e javëve të fundit të fushatës, kandidatët për garën presidenciale në Ukrainë, Volodimir Zelenski dhe Petro Poroshenko, i janë nënshtruar testit të drogës. Të ndjekur nga një shpurë gazetarësh, ata dorëzuan kampionët e gjakut në një klinikë të Kievit ditën e djeshme.

 

Për hir të së vërtetës, testi i drogës ka qenë një “dorashkë dueli” që Zalenski i hodhi Poroshenkos vetëm disa ditë para një debati të planifikuar televiziv, për të dëshmuar para sovranit ukrainas nëse janë apo jo konsumues të lëndëve narkotike, apo edhe të pijeve alkoolike.

 

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, një figurë e pazakontë politikani, siç është komediani Zelenski, po kryeson bindshëm garën duke lënë pas në renditje presidentin aktual, Petro Poroshenko. Pas përfundimit të procesit të numërimit për raundin e parë të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë, ka bërë të ditur se Zelenskiy, aktori komik që për ironi ka luajtur në të vërtetë rolin e presidentit në një serial komik televiziv, mban vendin e parë me mbi 30 % të votave. “Njerëzit janë para së gjithash për mua, ata janë më të rëndësishëm sesa aktiviteti dhe ambiciet politike. Ukrainasit po na prisnin,”- është shprehur Zelenskiy për Zërin e Amerikës.

Presidenti Poroshenko, i cili shërben në këtë detyrë që nga viti 2014, vjen i dyti në radhë me rreth  17 % të votave, ndërsa ish-kryeministrja, Yulia Tymoshenko, është renditur e treta me rreth 13 %, duke u skualifikuar për pasojë nga gara presidenciale.  Sakaq, më datë 21 prill është parashikuar të mbahet  raundi i radhës i votimit mes dy kandidatëve kryesues.

Pëlqyeshmëria dhe besueshmëria në publik e Poroshenkos ka pësuar rënie të ndjeshme për shkak të vështirësive ekonomike të Ukrainës. Gjithashtu, zotimi i tij për të rimarrë kontrollin e Krimesë pas aneksimit të saj nga Rusia nqë vitin 2014, mbetet i papërmbushur. Nga ana tjetër, ndonëse mjaft popullor dhe karizmatik, Volodimir Zelenskiy, është shigjetuar për mungesën e përvojës politike dhe për dhënien e disa premtimeve elektorale populiste me pak gjasa për t’u realizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *