• |
ide | kryesore

Drogë, armë e trafikim njerëzish nga Italia në Angli, shkatërrohet banda me shqiptarë

Lajme, Të fundit



Sot, policia italiane në bashkëpunim me atë angleze kanë nisur të zbatojnë vendimin e Gjykatës së Romës për 18 persona, pjesë e një bande të rrezikshme të trafikut të armëve, por jo vetëm. Kështu 11 prej tyre kanë përfunduar në burg, 2 janë janë në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë në detyrim paraqitje.

Mbi këtë grup, pjesa më e madhe e të cilëve ishin shqiptarë, rëndojnë akuzuat për nxitjen e emigracionit të paligjshëm, trafikut ndërkombëtar të drogës, dhe trafikut të armëve.

Ishin karabinierët e Frascatit ata që zbuluan ekzistencën e bandës, e cili fillimisht ishte marrë me trafikun e sasive të mëdha të marijuanës që vinte nga Shqipëria, e që kishin lidhje me një tjetër grup kriminal që shërbente më pas si “urë lidhëse” mes grupeve në Itali dhe atyre në Angli, duke iu mundësuar kalimin e paligjshëm qytetarëve shqiptarë.

Falë bashkëpunimit mes dy policive, u arrit të ndalohej një grua shqiptare në aeroportin e Londrës, e cila përdorte kartën e identitetit të një shtetaseje italiane, e cila i ishte vënë në dispozicion nga grupi kriminal.

  • foto galeri



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *