• |
ide | kryesore

Prishja e fidanishtes së UBT-së/ Studentët dhe pedagogët vijojnë protestën

Lajme, Të fundit



Studentët dhe pedagogët e Universitetit Bujësor të Tiranës vazhdojnë të bëjnë qëndresë ndaj ekzekutimit të planit të Bashkisë së Tiranës, që ka paraqitur së fundmi një projekt për ndërtimin e një shkollë 9-vjeçare në një pjesë të truallit rrethues të godinës universitare.  Kjo hapësirë përkon me një pjesë të konsiderueshme të fidanishtes së universitetit, ku studentët zhvillojnë praktikën e tyre mësimore.

Në shenjë proteste dhe solidarizimi me kauzën e studentëve, Asambleja e Pedagogëve ka vendosur bojkotin e auditorëve. Lidhur me projektin në fjalë, ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas të cilit pas prishjes së fidanishtes tek korpusi i UBT-së fshihet ndërtimi i një lagjeje me pallate 10 katëshe, për hir të interesave klienteliste të Kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj.

Ndërkaq, në ditën e parë të protestës, të premten e kaluar, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, mohoi që trualli të jetë pronë e universitetit, për arsye sepse është shpronësuar pak kohë më parë për t’u vënë në dispozicion të ndërtimit të një shkolle. Ky investim u konsiderua nga Mazniku si nevojë të ngutshme për banorët e zonës.



1 Comment

  1. Gje vend bosh e nderto , kur te vije dita per pak jeshil llik do mbjellim siper pallateve . te na rroje lejfeni me 0 ndertime . Votojeni prpe o kunguj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *