• |
ide | kryesore

Shqiptari u ‘bën zbor’ policëve serbë, ikën me pranga në duar nga spitali

Lajme, Të fundit



Një arratisje spektakolare ka ndodhur sot në Nish të Serbisë, ku një shqiptar u ka ikur gardianëve gjatë daljes nga spitali, ku ishte dërguar për kontroll pas një ndërhyrje kirurgjikale së cilës i ishte nënshtruar vitin e kaluar.

Shqiptari M.P nga Podujeva e Kosovës ishte dënuar për një grabitje të rëndë. Ai mendohet se e ka organizuar arratisjen me një telefonatë nga burgu.

”Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P. e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”, shkruan Klankosova..



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *