• |
ide | kryesore

I moshuari tek Bregu i Lumit mbulohet me gjak, 3 protestues të shtruar në spital

Lajme, Të fundit



Një i moshuar i mbuluar me gjak duket në pamjet që transmetohen nga Bregu i Lumit, ku banorët po luftojnë me policinë për shtëpitë e tyre.

Bëhet fjalë për 76-vjeçarin Uzur Mandri, i cili ndodhet tashmë në sallën e operacionit. Po ashtu në Spitalin e Traumës ndodhen të lënduar edhe qytetarët Flora Mandri dhe Xhabir Boleci.

Kur policia ka ndërhyrë në zonë disa banorë i janë përgjigjur duke hedhur tjegulla në drejtim të tyre. Nuk dihet nëse i moshuari Mandri është goditur nga ndonjë tjegull, apo është dhunuar nga policia.

Po ashtu raportohet se në komisariatin nr.4 të policisë qëndrojnë 6 banorë të tjerë të ndaluar nga policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *