• |
ide | kryesore

Protesta te Bregu i Lumit/ Fadromat dhe policia përplasen me banorët

Lajme, Të fundit



Sërish tension te Bregu i Lumit. Mëngjesin e sotëm, forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që në mëngjes herët për të prishur banesat në Bregun e Lumit.

Banorët kanë dalë në protestë dhe janë të vendosur të mos lejojnë me çdo kusht prekjen e banesave, të cilat janë parashikuar të prishen për zgjatimin e Bulevardit të Ri.

Deputetët e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Jorida Tabaku kanë shkuar në mbështetje të banorëve ashtu si një ditë më parë.

Kujtojmë që 38 banesa në zonën e Bregut të Lumit janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizmit. Banorët kërkojnë dëmshpërblim para se të vijohet me projektin e zgjatimit të Bulevardit të Ri.



5 Comments

  1. O popull i mjere
    ke fute ne dere
    vete e kerkove
    per kete votove

    me premtime boshe
    ty te genjyen
    hakat e nje pjese tjeter
    ne gryke te mberthyen

    si nuk tu tha dora
    kur vajte votove
    vuajtjet ,diktatoren
    vete e kerkove

    po arrine deri atje
    po te prishin shtepine
    femijet ,te afermit
    po marrin arratine

    shtepite s’ja u prishi
    as edhe gjermani
    po ja u prish sot
    po ja u prish -dushmani-

    mblidhe mendjen ,mblidhe
    duar kryq mos rri
    por dil atje ne shesh
    ja vdekje ja liri.

    1. shko mor kar me zile.jo qe duket si banglaxesh.jane shtepi pa leje. te ndertuar ne token e tjetrit ne kohen e rumpalles sali.thjesbt te prishen se koka ben koka peson
      kush shan ishare mos haroni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *