• |
ide | kryesore

Gaz lotsjellës te ‘Bregu i Lumit’, Basha: Do mbajnë përgjegjësi

Lajme, Të fundit



Ndërsa shpërndan momentet kur policia përdori gazin lotsjellës ndaj banorëve te ‘Bregu i lumit’, për t’i nxjerrë nga banesat Lulzim Basha shkruan se kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

“Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj. 

Të gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!” -shkruan Basha ndër të tjera ndërsa apelon shqiptarët të bëhen bashkë për t’i dhënë fund këtij regjimi. 

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa” mbyll kryedemokrati postimin e tij.

 



4 Comments

  1. O LUL mashtrusi ku e sheh mjerimin ti te SHQUP apo ne Hollande?
    Ik o Lul mashtruesi se nuk te beson njeri ty.

  2. o lulush , per nja nje jave rri qetsi se do merremi me kete vjedhjen e eurove ne. Kjo eshte me e rendesishme se gazi lotsjelles ke bregu i lumit.

  3. Prandaj nuk beri dot asnje meter te bulevardi i ri,sepse nuk kishte bythe tu perplaste me njerzit qe kane ndertuar ne menyre te padrejte,por ky loqja lulu i ndertonte neper tv veprat qe premtoje kur salihu e beri kryetar bashkie,ti je burre pa byth o kamarier i rinasit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *