• |
ide | kryesore

45 prokurorë dalin hapur kundër Arta Markut, Kryeprokurorja: Ulu ose dil, këtu drejtoj unë

Lajme, Të fundit

Ka nisur me debate mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Prokurorëve, mes kryeprokurores Arta Marku dhe një grupi prokurorësh. Asambleja e Përgjithshme është mbledhur sot për zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, ndërsa kandidati i vetëm në këtë garë është Vate Stakaj.


Që në nisje të mbledhjes, kur prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku ftoi kandidatin e vetëm Vate Staka që të paraqesë platformën për në KLP, prokurori Sokol Malaj, e nderpreu duke marre fjalën dhe tha se në emër të 45 prokurorëve që kishin firmosur kërkonte ndryshim të rregullores.


“Të thuhet në fletë votimi: votë pro, kundër dhe të pavlefshme. Dhe kandidati duhet të bëhet anëtar nëse mer 50+1% të votive” – ka kërkuar prokurori Malaj, në emër edhe të kolegëve të tij.

Kërkesa e tij, ka shkaktuar debat në mbledhje, pasi kryeprokurorja Arta Marku në replikë me të, u shpreh se kërkesa në fjalë duhet të ishte bërë më herët dhe jo tani.

“Ne do të vijojmë me votimin, kush nuk do të marrë pjesë është i lirë të largohet. Uluni ose dilni jashtë, mbledhjen këtu e drejtoj unë” është shprehur ndër të tjera Marku.

Institucioni i ri i ngritur në kuadër të reformës në drejtësi, që konsiderohet si “qeveria” e prokurorëve funksionon me vetëm 10 anëtarë, që pas shkarkimit të Antoneta Sevdarit nga Kolegji i Posaçëm të Apelimit. Menjëherë pas këtij vendimi, kryeprokurorja e përkohshme hapi garën dhe ftoi të gjithë prokurorët e interesuar të garonin për vendin vakant në Këshill. I vetmi që paraqiti kandidaturën brenda afatit ligjor dy javor, ishte Vate Staka, i cili gjatë garës së parë, nuk i bindi dot kolegët prokurorë t’i jepnin besimin për t’i përfaqësuar në Këshill, ndonëse e ka kaluar me sukses testin e Vettingut.

10 Comments

  1. Nafije e ke pare filmin -Iteti ne bronc-moj?Kur i thote Sali Protopapa kur po therte dashin -do me besh kakerdhi ,do me besh-edhe ty keshtu do te te ngjaje bej kakerdhi tani pej por i ke per ti ngrene me te dyja duart.

  2. Heshtni se flet kryekurva specialiste per pozicionin 69 se. me ata 69 votat e kriminelve u zgjodh krye kurva. e kurves mashkull edi droges

  3. Jan ca varikarsa ne kete portal qe e kan gati ekspertizen ne cdo fush e ne cdo ane te jetes shoqerore. Ca mjeran te papune mesa duket qe dalin e japin pretenca per te gjith e per kedo. Jan shum te koordinuar ne cfar thon, duken si papagaj te plakut dixhital. Me kujtojn te madhin ditero (ndjes paste):
    Në vendin tim e në vendin tënd

    Në vendin tim e në vendin tënd
    E shpojnë lakren, i hedhin mënd.

    Në vendin tim e në vendin tënd
    Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.

    Në vendin tim e në vendin tënd
    Hënën si petull e pjekin në shkëmb.

    Në vendin tim e në vendin tënd
    Një i çmendur, një vend e çmënd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu