• |
ide | kryesore

Me karta krediti të falsifikuara investonin paketa turistike ne Shqipëri

Lajme, Të fundit

Financa italiane ka ekzekutuar sot operacionin e koduar “Happy Days”, i cili ka çuar në arrestimin e 3 personave me akuzën e mashtrimit financiar.

Në pranga janë vënë 3 italianë të cilët duke klonuar karta krediti e hakëruar në internet të dhënat private të mjaft personave, kanë kryer një mashtrim financiar në vlere rreth 1 milionë euro.


Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur se me kartat e klonuara, të arrestuarit kanë kryer blerje të shumta në internet si një makinë Ferrari California me vlere 130 mijë euro, një jaht, 3 autovetura luksoze si dhe kishin investuar në sektorin e paketave turistike në Shqipëri.

Me anë të një strategjie biznesi e duke përdorur fondin financiar të kartave të klonuara ata stimulonin blerjen e paketave turistike pranë një hoteli në Shqipëri, ku 40 % i fitimeve i shkonte atyre , 40% hotelit e 20% ndërmjetësit turistik.

Për të klonuar në mënyrë perfekte karta e kreditit njëri prej të arrestuarve shtirej si komandant policie e mblidhte në zyrat e gjendjes civile e në banka të dhëna personale të klientëve e personave të ndryshëm.

Hetimet e operacionit ‘Happy days’ kanë nisur më 2018 e kanë çuar në vënien nën hetim të 10 personave të tjerë./Ora News

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu