• |
ide | kryesore

Merre me të qeshur, Rudina!

Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Mos u mërzit Rudina, se është vetëm fillimi. Konsideroji si përkëdhelje këto që po të thonë sot, se shumë shpejt do të vijë dita kur do të sulen shumë herë më keq. Por mbase deri atëherë edhe ti do të jesh imunizuar dhe nuk do t’u kushtosh më asnjë rëndësi. Mos u çudit që këtë muajin e fundit nuk po ta kuptojnë shqipen tënde, as kur të ndërrojnë germat e fjalimit tënd, madje duke e shoqëruar me video, në të cilën dëgjohet qartazi që ti e ke shqiptuar ndryshe. Por ata e kanë vendosur që ti e ke thënë gabim, ngaqë ke probleme me artikulimin, dhe të guxojë njeri t’u thotë që kjo nuk është e vërtetë, sepse janë gati t’i kthehen edhe atij.

As kur të lexosh se ka zëra që thonë se në emisionin e fundit tek Top Channel ke vajtur e dehur, edhe nëse ti ndoshta mund të mos kesh vënë kurrë ndonjëherë alkool në gojë. Mos u lodh të kërkosh se nga i kanë dëgjuar ato zërat, sepse jetojmë në kohëra digjitale, ku gjithçka është e mundur. Rëndësi kanë vetëm klikimet, por kurrësesi e vërteta.
Natyrisht, duhet të mësohesh me përmendjen gjithnjë e më të shpeshtë të babait tënd, për të cilin do të hiqen si të prekur dhe lënduar njerëz, që nuk kanë pasur as fatin dhe as mundësinë t’i japin dorën, qoftë edhe një herë të vetme. Nuk e kanë për herë të parë dhe as për të fundit që betohen për gjakun e tij.

Dhe nuk duhet të habitesh edhe nëse dikush prej tyre do t’i kthehet apo përvishet edhe babait tënd të ndjerë, i cili nuk ka mundësi të përgjigjet. Mund ta fajësojnë apo rifajësojnë për historitë e tij të vjetra, por mund t’i kërkojnë edhe llogari pas vdekjes për “gabimet” e tua të muajit të fundit.

Merre me të qeshur Rudina! Se nuk i ke shqetësuar për atë që je dhe, as për atë që di apo je e aftë të thuash. Por është fare e qartë se i ke tronditur me vendimin që ke marrë dhe me qëndrimet që ke shpallur.  Ndaj konsideroje si një provë të mjaftueshme se ke bërë gjënë e duhur dhe, ec përpara!



12 Comments

  1. Bravo shoku Astrit. Eshte e njejta situate kur shume demokrateve te vertete, fisnike, profesioniste e te mencur u behej e njejta skeme “e trasheguar me se miri kjo nga shoku sali tek lulja” dhe TI SHOKU ASTRIT NGRIJE GJITHMONE DOREN PRO’. Te pakten ti qe ke qene nje nga “luget qe ushqeje” shokun sali me ate gjellen e vet te felliqur, sot duhet te rrish urte…….. bota eshte portokall prandaj je aty ku je….

  2. Patozi si komutacion eshte nje vend ku mbahen bagetia nje vend qe qelbet ere nga jashteqitjet e bagwtive , e cfare mund te presesh tjeter nga nje njeri pa karakter qe vetem pse nuk u zgjodh deputet nuk le gje pa thene per ata qe e promovuan dikur dhe e ngriten padrejtsisht aty ku nuk e meritonte . Sa here qe hap gojen qelber ere vec mllef nxjer nga goja , diku ndoshta ka firmosur ne te ri dhe tani eshte i detyruar tu sherbeje

  3. Rudina nuk duhet te revoltohet per asgje, sepse cdo privilegj e ka prej te atit dhe cdo dobesi komunikative dhe politike mbi te gjitha e ka prej vetes. Intervista ne top kishte aq pak permbajtje politike sa dhe ylli shehu nuk do zbriste me poshte. E shkolluar per politike nuk kuptonte as elementet baze te perfaqesimit. Personalisht u tmerrova .
    Kush tjeter do tolerohej te thoshte 100 gafa deri sa te permiresohej( nese do permiresohet)? Goca e komshiut tim ilmiut jo.

  4. fix e ka then. ju komentusa, skorje enveriste qe vazhdoni e perdorni te njejtat metoda te atij sistemi, lincimin dhe degjenerimin e cdokujt qe eshte kunder partis apo liderit plak qe qelben era spiun, ti hani mutin kesaj e cdo personi me icik mend e tru te asaj partie enveriste qe vodhi termin “demokraci”. e vodhi kete term po turma e tifozave dele qe u shkon nga pas nje idioti gjumash dhe nje plaku vrases te lig e genjeshtar qe nuk ka len njeri pa iu futur ne krevat, as nuk e din se ca do te thot demokraci. as nuk e kan minimumin e ides. mjafton te shikosh komentet; te njejtat shprehje, sharje e ofendime, asnje arsyetim llogjik. te bejn nder kur nuk te shajn nga familja e shpia (si plaku qe i udheheq) por te thon qe je i paguar, thjesht se nuk perserit si papagall te njejtat karlliqe qe thot plaku, pastaj hollandezi e gjith tifozat e tjer. po plasin nga inati qe shumica nuk e mendojn si keta mjeran dhe i turren cdo komentuesi qe su mban ison plakut kerme dhe holladnezit kendez, qe pret nga qielli te behet kryeminister.

  5. Analfabete politike me e pakta. Nuk e di si komunikon patozi me te, por tek vasili nuk ju pergjigj asnje pyetje pa ja bere 5 here. Low iq.

  6. Shume e dobet ne fakt. Eshte poshte nivelit mesatar intelektual te moshatareve te saj. Po demton perspektiven e perfaqesimit politik te millinnieals, brezit qe shkojne jashte si doktore e inxhiniere. Nuk ngjall as xhelozi, vetem turp.

  7. O i pa emer i ores 19.30 me qe thua se Saliu nuk ka lene njeri pa ju futur ne krevat thjesht per kurjozitet po te pyes ty kur ke qene me gruan te eshte futur ne shtrat ?

  8. Qeshni të dy bashkë dhe ngopuni , por nuk besoj se do të arrini diçka që ia vlen. Është e qeshur nga halli e nga marazi. Krijon stres dhe bëhet ves. Tek mulliri i kujt shkon ky ujë i qelbur? Vetëm Ramën dhe horrat e tij bëni për të qeshur, askënd tjetër. Të dy bashkë. Turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *