• |
ide | kryesore

AFP: Mafia italiane një e keqe malinje e Europës

Planet



Agjencia prestigjoze e lajmeve AFP shkruan se mafia italiane ka shtrirë aktivitetin e saj të gjerë kriminal në Itali e më gjerë, duke fituar gjithnjë e më shumë terren. Ekspertët vlerësojnë se mafia italiane po shndërrohet në një kancer social dhe ekonomik për Europën.

Mafia e njohur “Ndgraheta” e Kalabrisë vijon të jetë efektive, pavarësisht arrestimeve masive të mbi 90 anëtarëve të saj gjatë kohëve të fundit. Ndërsa mafia siciliane “Cosa Nostra” përveç Europës, shtrihet edhe në shtete të tilla si Australia, Kanadaja dhe SHBA-ja.

Tre grupet kryesore, Cosa Nostra, Kamorra napolitane dhe “Ndragheta”, në bazë të Interpolit, përbëjnë mafiet më të rrezikshme në glob. Fuqia e tyre qëndron në kontrollin dhe shfrytëzimin e territorit ndër komunitete.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *