• |
ide | kryesore

Deputetët holandezë kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët

Lajme, Të fundit



Një lajm i keq vjen për vendin nga Holanda, ku shumica parlamentare ka votuar pro-rikthimit të vizave për shqiptarët.

Ky vendim vjen pas kërkesës së 3 partive kryesore në Holandë, të cilat pretendojnë se me rikthimin e vizave do të frenojnë sadopak bandat shqiptare të drogës dhe emigracionin e paligjshëm.

“Shqipëria nuk është e mirëpritur në Holandë. Për më tepër, ky vendim duhet të inkurajojë vendin ballkanik të bëhet më aktiv”, shkruan media holandeze. 

Ministri Bloch e quajti këtë kërkesë të ‘pashpresë’ po të nevojshme, ndërsa tha se pret që vendet e tjera të BE-së të mos pajtohen me këtë vendim që mori parlamenti holandez.

Ndërsa anëtari i Parlamentit Madeleine van Toorenburg, nga partia CDA, vuri në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej regjimi i vizave për Shqipërinë.

Ky vendim i Holandës duket se i jep fund dhe shpresës së Shqipërisë për çeljen e negociatave në Qershor, pasi ky shtet ka qenë përherë skeptik për zgjerimin e BE-së.

Një pjesë e konsiderueshme e krimit në Holandë zotërohet nga bandat shqiptare, dhe duket se sipas parlamentit holandez vetëm rikthimi i regjimit të vizave mund të frenojë fenomenin.



4 Comments

  1. Shpifjet prej vitesh te salihut portalet tv kundra shqiptareve si brenda dhe jashte lulu me protestat boshe e bene te mundur qe hollanda te mendoje per rikthim te vizave,nuk eshte kaq e thjeshte jane zgjedhjet ne europe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *