• |
ide | kryesore

Sherr në burgun e Trikalas, shqiptari vret me thikë 66-vjeçarin grek

Lajme, Të fundit



Një 55-vjeçar shqiptar, i paraburgosur në burgun e Trikalas, sulmoi dhe vrau me thikë një 66-vjeçar, shtetas grek.

Shqiptari me një dënim tetë muaj për hyrje të paligjshme në vend, shumë shpejt do të lirohej.

Sipas të dhënave, në qelinë speciale të pritjes për të sapombërriturit, ku ndodheshin bashkë dy të burgosurit prej një jave situata është tensionuar shumë, e në mungesën e rojeve të burgut, 55-vjeçari i mbajtur për hyrje të paligjshme në vend ka qëlluar për vdekje me thikë të sajuar 66-vjeçarin e dënuar për trafik droge, gjithashtu përdorues.

Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Shtëpia e Inspektimit dhe hetimi disiplinor nga Prokurori i Trikalas ka nisur hetimin ndërsa nuk dihen arsyet e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *